Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Modriq, lojtari më i vjetër në top-ligat evropiane

luka modriq

Ylli kroat i futbollit, Luka Modriq, të mërkurën festoi ditëlindjen e 41-të. Përveç një qiriu më shumë në tortë, gjithçka është njësoj për të – i etur për trofe me Milanin dhe i motivuar të udhëheqë Kroacinë në Ligën e Kombeve.

Modriq është lojtari më i vjetër që ka luajtur në pesë ligat më të mira të Evropës këtë edicion, i ndjekur nga 40-vjeçari i Schalkes, Edin Xheko.

Për më tepër, Modriq është më i vjetër se pesë trajnerë në Serie A. 

Përveç shumë urimeve private, kapiteni kroat u urua publikisht për ditëlindjen nga Milani. Kuqezinjtë postuan një video me lëvizjet e tij më të mira, të shoqëruara me brohoritjet e turmës dhe mesazhin “Mjeshtri ynë mbush 41 vjet”.

Federata Kroate e Futbollit gjithashtu i dërgoi urime Modriqit.

“Sipas kalendarit të Luka Modriq, 41 është vetëm një njësi për të rinjtë! I urojmë kapitenit shumë shëndet, lumturi dhe suksese për ditëlindjen e tij, shpresojmë që ai të vazhdojë të thyejë rekorde dhe të kënaqë botën e futbollit”, shkroi Federata kroate.