Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Modriq mund të qëndrojë te Milani edhe për një vit

mod

Ikona e futbollit kroat, Luka Modriq, mund të qëndrojë te Milani edhe për një edicion tjetër. Këtë e ka konfirmuar të mërkurën trajneri i ri i Milanit, Ruben Amorim. Amorim ka shprehur dëshirën që të punojë edhe për një edicion tjetër me legjendën e Real Madridit. Modriqi me Kroacinë u eliminuan nga Botërori në 1/16 e finales pasi u mposhtën nga Portugalia. 

“Unë dua që Modriq të qëndrojë. Kam folur me Lukën dy herë dhe nëse është e nevojshme do të shkoj ta bind personalisht. Dua që Modriq të jetë me ne këtë edicion”, ka deklaruar Amorim. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

40-vjeçarit i përfundoi kontrata me Milanin më 30 qershor. Milani është i gatshëm që t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit me shumë përvojë. Modriq u transferua te “kuqezinjtë” verën e kaluar si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Realin.