Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Modriqi flet për planet me Milanin

modriq

Edhe pse 40-vjeçar, ylli kroat i futbollit, Luka Modriq, ka vendosur të mbetet edhe për një edicion si futbollist aktiv. 

Ai e ka vazhduar kontratën me Milanin, skuadër me të cilën luajti në Serie A në edicionin e kaluar pasi u transferua nga Real Madridi. 

Modriqi i ka luajtur 37 ndeshje për klubin e madh italian, ndërsa shënoi dy gola dhe asistoi në tri të tjerë. 

Modriqi ishte pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës, por u eliminua nga Portugalia. 

“Jam i gëzuar që do të jem pjesë e Milanit, që më priti mirë dhe më donte që nga dita e parë. Na pret sezon i ri me sfida të reja. Besoj në projektin e ri dhe më motivon shumë. Do të jap çdo gjë për këtë fanellë dhe jam krenar që mbaj veshur këto ngjyra. Mezi pres të kthehem në San Siro për t’i dëgjuar thirrjet tuaja. Shihemi shpejtë”, ka deklaruar Modriqi për faqen zyrtare të klubit të enjten.