Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea nis kontaktet me Barcelonën për De Jongun

Krerët e Chelseat kanë kontaktuar Barcelonën në lidhje me transferimin e mundshëm të mesfushorit nga Holanda, Frenkie De Jong. Në fakt, mësohet se Chelsea po e synon De Jongun para mbylljes së afatit kalimtar të janarit duke pasur parasysh krizën financiare të Barcelonës.

Barça është e detyruar t’i shesë disa prej lojtarëve kryesor të ekipit dhe Chelsea është gati të ofrojë rreth 70 milionë euro për holandezin. De Jong ka dy gola e po aq asistime në 23 ndeshje për Barcelonën, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai iu bashkua ekipit spanjoll nga Ajaxi në vitin 2019 për 85 milionë euro.