Krerët e Manchester Cityt po synojnë dy transferime të mëdha në afatin kalimtar të verës pas dështimit në Ligën e Kampionëve. “The Sun” ka bërë të ditur të premten se City tashmë ka përzgjedhur futbollistët për sezonin e ri, që po ashtu janë aprovuar edhe nga trajneri Pep Guardiola.
Guardiola është i bindur se me një sulmues dhe mesfushor City do të jetë pretendues kryesor për ta fituar Championsin sezonin tjetër, trofe që i mungon klubit anglez.
Krahas Erling Haalandit, City po përgatit ofertën edhe për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Me Haalandin, City pothuajse ka kryer punë pasi parimisht ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin, kurse për De Jongun pritet t’i ofrojë Barcelonës dëmshpërblim prej 70 milionë eurosh.