Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi thotë se Levante ishte zgjedhja e tij e parë

Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi ka insistuar se prej fillimit ka dashur t’i bashkohet Levantes, ekip me të cilin ka negociuar për një kohë të gjatë.

Mustafi, të enjten mbrëma u prezantua te Levante kurse të premten ka nisur stërvitjet individuale në palestër për t’u përgatitur që t’i bashkohet grupit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

29-vjeçari te Levante u transferua si lojtar i lirë dhe me ekipin nga La Liga, firmosi kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Me Levanten kemi folur për një kohë të gjatë dhe prej momentit të parë më ka pëlqyer ideja që t’i bashkohem këtij ekipi. Pra, Levante ishte zgjedhja ime e parë”, është shprehur Mustafi.

“Unë jam punëtor i madh. Nuk kam shumë talent, por punoj shumë. Për këtë arsye menjëherë kam nisur stërvitjet që të jem gati”.

Ai gjithashtu me padurim pret që të luajë dhe insiston se adaptimin nuk e ka aspak të vështirë. Mustafi e njeh qytetin, pasi ka luajtur te Valencia për tri sezone dhe po ashtu e di gjuhën spanjolle.

“Me padurim pres të stërvitem me ekipin dhe të luaj. Po ashtu, dua t’i takoj edhe tifozët dhe do të mundohem ta ndihmoj ekipin që të ngjitet sa më lart”, ka thënë Mustafi, i cili krahas Valencias, karrierë ka bërë edhe te Sampdoria, Arsenali e Schalke.

Pas tri xhirove të luajtura këtë sezon në La Liga, skuadra e Levantes ka tubuar dy pikë.