Një peticion “online” me më shumë se 350 mijë nënshkrime kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, u është dorëzuar organizatorëve të premten.
Kampanja e quajtur “Stop Olimpiadës së Tokios” thotë se mbajtja e këtyre Lojërave do ta keqësonte shërbimin shëndetësor për të gjithë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo protestë vjen pasi rastet me koronavirus kanë nisur të rriten në Japoni, aty ku vetëm 2% e popullsisë është vaksinuar deri tani.
Të premten, Qeveria japoneze e vazhdoi emergjencën shtetërore deri në fund të muajit në nëntë vende, për të provuar ndaljen e rritjes së infeksioneve.