Ekipi U19 i Ballkanit e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e parë në UEFA Youth League.
Në kuadër të raundit të parë, Ballkani humbi 6:0 nga HJK Helsinki në Finlandë.
Ndeshja e kthimit është më 14 tetor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Por gjasat që të rinjtë e ekipit suharekas ta përmbysin rezultatin nuk vlerësohen të mëdha.
UEFA Youth League është gara evropiane për skuadrat e të rinjve. Ballkani garon si kampion i Kosovës.