Ekipi U19 i Ballkanit është eliminuar nga garat evropiane.
Ballkani U19 është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të raundit të parë në “UEFA Youth League” nga HJK Helsinki me rezultatin 2:1.
Ndeshja u zhvillua të mërkurën në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.
Ballkani humbi 6:0 nga HJK Helsinki në Finlandë edhe në ndeshjen e parë.
Golin e vetëm për skuadrën nga Suhareka e realizoi Imer Osmanollaj.
“UEFA Youth League” është gara evropiane për skuadrat e të rinjve. Ballkani garoi si kampion i Kosovës.