Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelonë spektakolare, realizon plot shtatë gola

Raphinha

Me paraqitje impresive në sulm, Barcelona ka vazhduar serinë e fitoreve të thella.

Të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së gjashtë të La Ligas, Barça fitoi 7:2 ndaj Racing Santanderit.

Pas katër ndeshjeve në të cilat i shënoi nga pesë gola, Barcelona e ka rritur numrin e shënimeve në plot shtatë.

Raphinha realizoi “hat-trick”. Dy prej golave i kishte nga pika e bardhë. 

Joao Cancelo e shënoi një gol, ndërsa një shënim u evidentua si autogol i Asier Villalibres.

Edhe Pas humbjes nga Reali, Barça “shpërthen” ndaj Alavesit Futboll Pas humbjes nga Reali, Barça “shpërthen” ndaj Alavesit

Gabriel Jesus dhe Lamine Yamal po ashtu realizuan. Karim Adeyemi asistoi në golin e fundit, të shënuar nga Yamali. Superylli Yamal i kishte edhe dy asistime dhe një penallti të humbur.

Maguette Gueye dhe Yassir Zabiri shënuan për Racing Santanderin. Goli i dytë ishte gabim i portierit Wojciech Szczesny, që u aktivizua për herë të parë këtë edicion.

Barcelona është lidere me 18 pikë nga gjashtë ndeshje. Ka tri pikë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.

Me formën aktuale dhe sulmuesit fantastikë, Barcelona po duket e pandalshme.


Barcelona e pandalshme, katër gola në pjesën e parë

Barcelona vazhdon të shfaqet e frikshme në fillim të edicionit. Aktualisht po luan ndaj Racing Santanderit në kuadër të xhiros së gjashtë të La Ligas. 

Dhe pas pjesës së parë ka epërsi prej 4:1.

Joao Cancelo dhe Raphinha i kanë shënuar nga dy gola. Raphinha njërin prej golave e realizoi nga pika e bardhë.

Edhe Barcelona e pandalshme Futboll Barcelona e pandalshme

Ndërkohë një penallti e humbi Lamine Yamal.

Dani Olmo i ka dy asistime e Yamali një. Barça ka shkatërruar gjithë kundërshtarët e këtij edicioni.