Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona kërkon shkëlqimin edhe ndaj Levantes

Barcelona

Barcelona po kalon formë shumë të mirë, teksa në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar fitore bindëse. 

Gjiganti katalunjas ka mposhtur Elchen 5:0, Athletic Bilbaon 2:0, Rayo Vallecanon 5:2, Valencian 5:0 dhe Feyenoordin 5:1. 

Me 22 gola të shënuar në këto pesë përballje, Barcelona po shquhet për efikasitet. 

Të dielën, skuadra e Barcelonës do të përballet me Levanten, në kërkim të fitores së radhës.

Barça nga ora 16:15 do të luajë në udhëtim te Levante në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas. 

Te Barça po shkëlqejnë dyshja Raphinha - Lamine Yamal. 

Braziliani Raphinha si kapiten i Barçës ka shënuar tetë gola dhe ka bërë një asistim. 

Ndërsa supertalenti spanjoll, Yamal, ka kontribuar me pesë gola dhe dy asistime. 

Barcelona është lidere në kampionatin spanjoll me 12 pikë.

Ndërkohë Levante ka një fitore, dy barazime dhe një humbje. Renditet në pozitën e 11-të me pesë pikë. 

Klubi tjetër i madh spanjoll, Real Madridi, të shtunën nga ora 21:00 e pret Rayo Vallecanon. 

Reali në xhiron e fundit u mposht 1:0 nga Real Betisi. Klubi mbretëror ka edhe tri fitore.