Kampionia në fuqi e Spanjës, Barcelona, do të synojë fitore edhe ndaj Valencias.
Barça të dielën nga ora 16:15 do të luajë në udhëtim te Valencia. Ndeshja i takon xhiros së katërt.
Gjiganti katalunjas i ka fituar tri ndeshjet e para, duke shënuar 12 gola dhe duke pranuar vetëm dy.
E nisi edicionin me fitore ndaj Elches dhe më pas vazhdoi vrullshëm ndaj Athletic Bilbaos dhe ndaj Rayo Vallecanos.
Ndërkohë Valencia ka një barazim dhe dy humbje.
Barazoi me Celta Vigon dhe u mposht nga Real Betisi dhe Deportivo de A Coruna.
Një tjetër ndeshje që pritet të tërheqë vëmendje është ajo mes Athletic Bilbaos dhe Atletico Madridit.
Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 16:15.
Bilbao ka dy humbje dhe një fitore. Ndërsa Atletico ka regjistruar dy fitore dhe një barazim.