Barcelona do ta synojë edhe një hap drejt mbrojtjes së titullit në Spanjë kur të shtunën të përballet me Espanyolin nga ora 18:30, në xhiron e 31-të të La Ligas.
Barcelona është e para me 76 pikë, ndërsa Espanyoli i ka 38 pikë në mesin e tabelës. Ende nuk e ka të sigurt mbijetesën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ndeshjes derbi me Espanyolin, Barçën e pret punë e vështirë në Champions, pasi duhet ta përmbysë rezultatin 2:0 nga ndeshja e parë e çerekfinales ndaj Atletico Madridit.
Atletico Madridi është në pozitën e katërt në La Liga me 57 pikë.
Të shtunën Atletico luan nga ora 21:00 në udhëtim te Sevilla, që zë vendin e 17-të me 31 pikë. Edhe Sevilla synon mbetjen në La Liga.