Protestuesit anti-Olimpiadë janë mbledhur të premten para stadiumit olimpik dhe po i vazhdojnë protestat e tyre edhe gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike.
Protestuesit kanë kritikuar qeverinë japoneze që sipas tyre po i jep përparësi Olimpiadës para shëndetit të popullit të saj. Spektatorët janë ndaluar që të jenë të pranishëm në të gjitha ngjarjet sportive që do të mbahen në zonën e Tokios, me audiencë të kufizuar që lejohet në disa zona periferike.
Rreth 23 për qind të popullsisë prej më shumë se 120 milionë banorësh është vaksinuar plotësisht në Japonisë. Megjithatë, numri i infeksioneve javën e shkuar po rritet vazhdimisht, me Tokion që regjistroi 1979 raste të enjten.
Artikuj të ngjashëm