Sport

350 mijë nënshkrime për ndërprerjen e Lojërave Olimpike

Një peticion “online” me më shumë se 350 mijë nënshkrime kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, u është dorëzuar organizatorëve të premten.

Kampanja e quajtur “Stop Olimpiadës së Tokios” thotë se mbajtja e këtyre Lojërave do ta keqësonte shërbimin shëndetësor për të gjithë.

Kjo protestë vjen pasi rastet me koronavirus kanë nisur të rriten në Japoni, aty ku vetëm 2% e popullsisë është vaksinuar deri tani.

Të premten, Qeveria japoneze e vazhdoi emergjencën shtetërore deri në fund të muajit në nëntë vende, për të provuar ndaljen e rritjes së infeksioneve.