Njerëz të shumtë kanë protestuar edhe të shtunën kundër hapjes së Lojërave Olimpike, që do të mbahen në Tokio.
Protestuesit kanë synuar që t’i dërgojnë një peticion presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bachut për të kërkuar anulimin e Lojërave Olimpike.
Protestuesit kanë pasur përleshje edhe me policinë, që kanë tentuar t’i largojnë ata.
Në Lojërat Olimpike në Tokio nuk do të lejohet prania e tifozëve, shkaku i rregullave të vendosura nga organizatori për shkak të COVID-19.