Shefi i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) ka ofruar dorëheqje, pas një seancës dëgjimore në një gjykatë sportive javën e ardhshme.
Keller është kritikuar pasi kishte krahasuar një koleg të tij me një gjykatës famëkeq nazist, raporton Deutsche Welle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidenti Fritz Keller në vendimin që e ka marrë vet ka shprehur gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit pas përfundimit të procesit në gjykatën sportive të DFB-së të hënën më 17 maj”, thuhet nga DFB-ja.
Keller është kritikuar pasi kishte krahasuar zëvendëspresidentin e DFB-së, Rainer Kochun, me gjykatësin famëkeq nazist, Roland Freisler.
Keller kishte kërkuar falje për atë deklarim që e kishte bërë gjatë mbledhjes së federatës më 23 prill.