Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një ish-politikan zgjidhet kryetar i federtës gjermane

Ish-politikani Bernd Neuendorf u votua të premten si presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB). 60-vjeçari në këtë post pason Fritz Keller, i cili dha dorëheqjen në maj të vitit 2021 mes një skandali pasi e krahasoi zëvendësin e tij me një gjykatës famëkeq të epokës naziste.

Përpara kësaj, kishte pasur një luftë për pushtet në muajt në vazhdim, ku sekretari i përgjithshëm Friedrich Curtius dha dorëheqjen. Neuendorf u votua me shumicë votash në kuvendin e mbajtur në Bon.

Ai bëri thirrje për unitet, pasi vite të tëra skandalesh të trazuara kanë goditur federatën gjermane.

“Duhet ta mbajmë dyqanin të bashkuar”, tha ai. “Kushdo që nuk shkon me ndryshimin kulturor do të më ketë mua si një kundërshtar të vendosur”.

Puna e Neuendorfit do të jetë riparimi i imazhit të trupit më të madh sportiv të Gjermanisë, i cili ka mbi shtatë milionë anëtarë.

Tre nga paraardhësit e tij më të fundit dhanë dorëheqjen pas skandaleve. Përpara Keller, Reinhard Grindel u largua nga posti i shefit të DFB-së në vitin 2019 pas tre viteve të diskutueshme. Ai u veçua nga Mesut Oezil, i cili akuzoi Grindelin për mbikëqyrjen e një kulture të racizmit institucional kur mesfushori u tërhoq nga përfaqësuesja në vitin 2018.

Edhe Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit jep dorëheqje shkaku i një deklarate Sport Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit jep dorëheqje shkaku i një deklarate

Një vit më pas, Grindel më në fund u tërhoq pas kritikave të rënda për pranimin e një ore luksoze nga një oligark ukrainas.

Para tij, Wolfgang Niersbach dha dorëheqjen në vitin 2015 mes pretendimeve se DFB-ja, përdori një fond të pavlerë në vitin 2000 për të blerë të drejtën e organizimit të Botërorit 2006.

Pasi filloi karrierën e tij në gazetari, Neuendorf kaloi në politikë në vitin 2003. Ai ishte zëdhënës i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë dhe nga viti 2012, ai kaloi pesë vjet si sekretar i shtetit në ministrinë e familjes në North Rhine-Westphalia.