Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Bernd Neuendorf, ka shprehur zhgënjimin e tij pas eliminimit të përfaqësueses gjermane në fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Para kthimit në Gjermani, Neuendorf ka folur në aeroportin e Katarit për dështimin e Gjermanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjermania përfundoi e treta në Grupin F dhe u eliminua për herën e dytë rresht në Kampionatin Botëror.
“Mund ta imagjinoni që, sigurisht, dita e enjte ishte një zhgënjim i hidhur për ne. Eliminimi ynë nga turneu dhemb jashtëzakonisht shumë. Megjithatë, ne duhet të shohim përpara dhe për këtë arsye do të iniciojmë një procedurë të rregullt se si të përballemi me këtë situatë”, ka thënë Neuendorf.
Gjermania në vitin 2024 do të jetë organizatore e Kampionatit Evropian.