Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Bernd Neuendorf thotë se vendimi i FIFA-s për të ndaluar shiritin shumëngjyrësh të kapitenit në kuadër të kampanjës “One Love” në Kupën e Botës "ishte një kërcënim".
Duke folur në një konferencë shtypi, Neuendorf tha se masa ishte një “demonstrim i egër i fuqisë nga FIFA", ndërsa drejtori i DFB-së, Oliver Bierhoff tha se ishte i shqetësuar për vendimin e minutës së fundit.
“Asgjë nuk na u soll në muajt e fundit”, tha ai dhe shtoi se kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer është “plotësisht i zhgënjyer që nuk i lejohet të mbajë shiritin në krahë”.
Artikuj të ngjashëm
-
FIFA akuzohet për ndalimin e shiritave me mbishkrimin “Nuk ka vend për islamofobi”
-
Gjermania u eliminua shkaku i telasheve brenda ekipit
-
Presidenti i Federatës gjermane i zhgënjyer me eliminimin
-
Holandezët nuk pritet ta imitojnë Gjermaninë me protestën në Kupën e Botës
-
Hazard kritikon protestën e gjermanëve