Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në një mbrëmje gala në New York, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-presidenti Joe Biden e tradhtuan atë me Gjykatën Speciale.
Rama u shpreh se i mungon Thaçi, i cili, siç thotë ai, ka qenë gjithmonë i ftuar në këto ngjarje.
“I kërkoj ndjesë gjithkujt që ndoshta do të ndihet i shpërfillur, por mund të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të ulesha krah kumbarit shqiptar... Po vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar këtu, Hashim Thaçit. Ai nuk është me ne sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e quajti George Washingtoni i Kosovës, e tradhtoi. Sepse edhe pse gjenerali Clark bëri më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën”, ka thënë Rama në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.
Kryeministri i Shqipërisë u shpreh i bindur se SHBA-ja mund të kishte bërë më shumë.
“Së pari duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, deklaroi Rama, duke iu referuar Gjykatës Speciale.
Edhe
Kosova pa zë në OKB, Rama flet për inteligjencën artificiale
“Jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë. Së pari duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, shtoi Rama, përcjell A2 CNN, duke nënkuptuar ngritjen e Gjykatës Speciale.
Më 16 shtator, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale. Thaçi, 58 vjeç, u dënua me 25 vjet burg për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, si një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
-
Rama për verdiktin e Speciales: Varrosje njerëzish të gjallë dhe pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare
-
Hill: S’e besoj që Thaçi ishte përfshirë në krime
-
Rama për procesin në Hagë: Besoj se niveli i ri i sensibilizimit, do të ndikojë në proces
-
Rama lut Trumpin “të bëjë diçka” për Gjykatën Speciale në Hagë