Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Rama in the US: This country betrayed Hashim Thaçi

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në një mbrëmje gala në New York, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-presidenti Joe Biden e tradhtuan atë me Gjykatën Speciale. 

Rama u shpreh se i mungon Thaçi, i cili, siç thotë ai, ka qenë gjithmonë i ftuar në këto ngjarje.  

“I kërkoj ndjesë gjithkujt që ndoshta do të ndihet i shpërfillur, por mund të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të ulesha krah kumbarit shqiptar... Po vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar këtu, Hashim Thaçit. Ai nuk është me ne sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e quajti George Washington-in e Kosovës, e tradhtoi. Sepse edhe pse Gjenerali Clark bëri më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën”, ka thënë Rama në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.

Kryeministri i Shqipërisë u shpreh i bindur se SHBA-ja mund të kishte bërë më shumë.

“Së pari duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, deklaroi Rama, duke iu referuar Gjykatës Speciale.

“Jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë. Së pari duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, shtoi Rama, përcjell A2 CNN, duke nënkuptuar ngritjen e Gjykatës Speciale.

Më 16 shtator, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale. Thaçi, 58 vjeç, u dënua me 25 vjet burg për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, si një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.