Kryetari i Federatës së Futbollit të Anglisë, Greg Clarke, ka dhënë dorëheqje për shkak të fjalorit që kishte përdorur për të përshkruar lojtarët zezakë, shkruan BBC.
Clarke ka thënë se është “thellësisht i trishtuar” për fyerjet që ka shkaktuar me përdorimin e fjalorit, shkruan BBC.
“Ne mund të konfirmojmë se Greg Clarke ka dhënë dorëheqje nga roli i tij i kryetarit. Peter McCormick do të marrë rolin e kryetarit të përkohshëm të federatës me efekt të menjëhershëm dhe Bordi i Federatës së Anglisë do të nisë procesin e identifikimit dhe të emërojë kryetarin e ri”, thuhet në komunikatë të Federatës.
Artikuj të ngjashëm