Ylli i mbrojtjes së Villarrealit dhe Përfaqësueses së Spanjës, Pau Torres, pritet të mungojë në duelin ndaj Kosovës që zhvillohet më 31 mars në Sevilla. Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Skuadra e Villarrealit e ka konfirmuar lajmin për lëndimin e tij, ndërsa gazeta spanjolle “Marca” beson se ai mund të jetë jashtë fushës për të paktën tri javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo24-vjeçari nuk e ka humbur asnjë minutë me skuadrën e Villarrealit këtë edicion, derisa te Spanja është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes.
Debutoi me Spanjën më 15 nëntor të vitit 2019-të, ndërsa i ka kompletuar të gjashtë ndeshjet e Përfaqësueses së tij në Ligën A të Kombeve.