Beshiktashi ka arritur fitore në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.
Të enjten mbrëma në Stamboll, Beshiktashi e mposhti skuadrën e njohur franceze, Marseille, me rezultatin 4:1.
Pjesa e parë u mbyll 1:1. Ilhan Fakili shënoi për Beshiktashin kurse Keyliane Abdallah realizoi për mysafirët.
Vaclav Cerny, Michael Murillo dhe Ernest Poku realizuan në pjesën e dytë për Beshiktashin, për fitoren e thellë.