Pas Chelseat edhe Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të West Ham Unitedit, Declan Rice ka njoftuar të premten ESPN.
Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e sheh 22-vjeçarin si përforcim të duhur për mesfushën dhe zëvendësim ideal për Paul Pogban që pritet të largohet nga “Old Traffordi”. Te West Hami janë të gatshëm ta lënë të lirë mesfushorin në fund të këtij sezoni nëse marrin një ofertë deri në 70 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRice është produkt i akademisë së West Hamit dhe është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2017. Ai këtë sezon ka 19 paraqitje në të gjitha garat kurse me West Hamin ka kontratë deri në vitin 2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.