Pas Manchester Unitedit e Chelseat, edhe Manchester City është futur në garë për mesfushorin Declan Rice, njofton “Telegraph” të martën.
Mësohet se largimi i Fernandinhos nga City në fund të këtij edicioni, ka ndryshuar planet e klubit për sezonin e ri. Rice po shihet nga trajneri Pep Guardiola si pasardhës ideal për Fernandinhon. Mësohet se City tashmë po përgatit ofertën për West Hamin, ekip që për ta lënë të lirë 23-vjeçarin po kërkon të paktën 100 milionë euro. Rice ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Këtë sezon, reprezentuesi i Anglisë ka pesë gola e katër asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat.