1 perditesime
17:06

Supergoli i Zenelit nuk i mjafton Reimsit për ta evituar humbjen

Arbër Zeneli ka realizuar gol nga korneri, por kjo nuk i ka mjaftuar Reimsit për ta evituar humbje sot. Reimsi ka pësuar 2:1 si mysafir i Brestit.

Zeneli realizoi nga korneri në minutën e 65-të, gjashtë minuta pasi u inkuadrua nga banka rezervë. Për të është goli i parë i stinorit. Te Reimsi luajti tërë ndeshjen Valon Berisha. Ndeshja i ka takuar xhiros së 14-të të Ligue 1 të Francës.

Në Ligue 1 sot Bersant Celina luajti tërë ndeshjen në barazimin 1:1 të Dijonit si mysafir i Nantesit.

Reimsi pas 14 ndeshjeve zë vendin e parafundit me 10 pikë, ndërsa Dijoni është i fundit me nëntë pikë.

16:31

Zeneli realizon gol nga korneri për Reimsin

Arbër Zeneli ka realizuar gol për Reimsin sot në Ligue 1 të Francës. Zeneli ka shënuar në minutën e 65-të nga korneri, ndërsa Reimsi po barazon 1:1 në udhëtim ndaj Brestit në xhiron e 15-të të elitës franceze.

Zeneli është aktivizuar në minutën e 59-të. Për Reimsin po luan titullar Valon Berisha.

Për Zenelin është gol i parë i shënuar këtë stinor.