Valon Berisha luajti titullar dhe ishte i pranishëm në tërë ndeshjen në barazimin dramatik të skuadrës së tij Reimsit në udhëtim te Lensi, 4:4.
Asistimi i minutës së 54-tërt i 27-vjeçarit, ishte i dyti në elitën e futbollit francez. Berisha me një top të gjatë e gjeti bukur sulmuesin senegalez, Boulaye Dia, i cili shënoi me të majtën më pas. Pjesë e skuadrës së Reimsit në rangun më të lartë të futbollit francez është edhe Arbër Zeneli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeneli tash e një kohë është jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi në muskul. Reimsi sivjet në 10-të ndeshjet e para ka arkëtuar vetëm nëntë pikë.
Është në pozitën e 16-të, me vetëm tri pikë larg vendit që dërgon një rang më poshtë në futbollin e Francës.