Vedat Muriqi është aktivizuar nga minuta e 56-të sonte në barazimin 1:1 që Lazio e ka arritur në udhëtim ndaj Club Brugget në Grupin F të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja ishte e xhiros së dytë të fazës grupore. Joaquin Correa (14’) shënoi golin e epërsisë për Lazion, ndërsa barazoi rezultatin Hans Vanaken (42’) nga penalltia.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Borussia Dortmundi triumfoi 2:0 në shtëpi ndaj Zenitit. Jadon Sancho (78’ penallti) dhe Erling Braut Haaland (90+1’) realizuan për Dortmundin.
Pas dy xhirove kryezon Lazio me 4 pikë sa i ka edhe Brugge. Dortmundi është i treti me tri pikë.