Atalanta nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e së shtunës ndaj Lazios duke luajtur 2:2.
Një pikë në këtë takim në fundin e ndeshjes skuadrës nga Bergamo ia siguroi Marten de Roon.
Në këtë ndeshje në minutën e 85-të u inkuadrua Vedat Muriqi përderisa Elseid Hysaj ishte titullar.
Në pjesën e parë u shënuan dy gola. Pedro kaloi skuadrën e Lazio në epërsi prej 1:0 në minutën e 18-të.
Por vendasit barazuan në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Duvan Zapatas.
Në pjesën e dytë ishin sërish mysafirët që shënuan në minutën e 74-të me Ciro Immobilen për 2:1.
Por një pikë ekipit të tij i siguroi De Roon që shënoi në fund të ndeshje për 2:2.
Artikuj të ngjashëm