Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi në bankën rezervë në barazimin e Lazios

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ishte në bankën rezervë te Lazio që të enjten mbrëma barazoi në udhëtim te Marseille 2:2, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Evropës.

Milik dhe Payet shënuan për Marseillen, ndërsa për Lazion shënues ishin Anderson dhe Immobile.

Te skuadra e Lazios titullar ishte portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj. Që të dy e përfaqësojnë Shqipërinë.

Pas katër ndeshjeve, Lazio renditet në vendin e dytë në Grupin E me pesë pikë, tri më pak se lideri Galatasaray, dhe një më shumë se Marseille i vendit të tretë. Lokomotiva e Moskës është në vendin e fundit me dy pikë.