Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi titullar te Lazio

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është titullar te Lazio për ndeshjen e 1/8 së finales të Kupës së Italisë kundër Udineses. Ky duel zhvillohet sot prej orës 17:30 ndërsa tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave.

Muriqi, i cili po përflitet për një largim të mundshëm nga Lazio gjatë këtij muaji është preferuar nga trajneri Maurizio Sarri para italianit Ciro Immobile.

Për Muriqin, kjo është njëra prej ndeshjeve të rralla që ka qenë titullar tek ekipi italian këtë sezon, në të cilin ka një asistim në 14 paraqitje në të gjitha garat.

27-vjeçari iu bashkua Lazios në vitin 2020 nga Fenerbahçe dhe me ekipin nga Serie A ka kontratë deri në vitin 2025.