Drejtuesit e skuadrës së Lazios nuk pritet ta shesin sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar mediume të ndryshme në Itali dhe Turqi.
Por, te skuadra nga Roma janë të gatshëm ta huazojnë në janar te ndonjë skuadër tjetër. Bëhet e ditur se bisedimet për një kthim të mundshëm të Muriqit te Fenerbahçe janë të mëdha, meqë nuk ka bindur me paraqitjet e tij edhe në sezonin e dytë te Lazio.
Ai, madje përballet edhe me në konkurrencë të fortë në fazën e sulmit. 27-vjeçari me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit 2025, ndërsa këtë sezon në nëntë paraqitje ka kontribuar me vetëm një asistim.