Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe në pritje të Vedat Muriqit

Drejtuesit e Fenerbahçes do ta presin Vedat Muriqin deri në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e Lazios planifikon shitjen e sulmuesit të Kosovës e jo huazimin. Kalimi i Muriqit te Fenerbahçe mund të realizohet vetëm nëse nuk arrin ta shesë.

Te skuadra turke kërkojnë huazimin me mundësi blerjeje në fund të sezonit aktual.

Afati kalimtar i janarit hapet më 12 janar dhe përfundon më 8 shkurt.

Muriqi iu bashkua skuadrës nga Roma në shtatorin e vitit 2020 për rreth 20 milionë euro, por nuk ka arritur t’i përmbushë kërkesat e klubit italian. Me Lazion ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai sezonin aktual ka asistuar vetëm një herë në 14 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm