Raportohet se Arsenali mund të ketë largime masive nga klubi, e në mesin e tyre është edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.
Sky Sports News raporton se ardhja e Gabrielit mund të çojë në shumë largime në repartin defansiv, transmeton KOHA. Derisa po vazhdojnë bisedimet me Newcastle Unitedin për huazimin një vjeçar të Rob Holdingut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa raportohet se Napoli ka shprehur interesim për Sokratesin, kurse edhe Mustafi mund të lejohet të largohet.
Mustafi e Sokratis janë në vitin final të kontratës së tyre, por shihet si mjaft e vështirë shitja e mbrojtësit shqiptar pasi aktualisht ai është i lënduar, që nga tetori.
Në anën tjetër Schalke ka shprehur interesim për Sead Kolasinaqin, kurse Mesut Ozil e Matteo Guendouzi nuk janë në planet e trajnerit, Mikel Arteta.
Për secilën ardhje të re në Arsenal është e qartë se duhet shkurtim i skuadrës, pasi aktualisht në librat e tyre klubi të regjistruar 34 futbollistë seniorë.