Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kolashinac do të largohet nga Arsenali

Drejtuesit e Arsenalit janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë, të cilin do ta transferojnë në afatin kalimtar të verës, shkruan “Football London” të enjten.

“Topçinjtë” po planifikojnë që në fund të sezonit të ndahen përfundimisht me mbrojtësin Sead Kolashinaci.

Ndërkaq, po kërkojnë një futbollist i cili do ti bënte konkurrencë Kieran Tierneyit.

Si duket, klubi nga Londra po përballet me probleme në fazën e mbrojtjes.

Në janar shkëputi kontratën edhe me mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin, i cili më pas kaloi te Schalke.