Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele do të largohet nga Barcelona

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni, kanë njoftuar mediumet spanjolle të enjten, transmeton Koha.net.  

Krerët e Barcelonës kanë vendosur t’i dëgjojnë ofertat për francezin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Dembele ka pasur telashe me lëndime dhe këtë edicion ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje, duke shënuar një gol. 22-vjeçari, te Barcelona u transferua në verën e vitit 2017 nga Borussia Dortmundi për 125 milionë euro. Ai me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2022.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo