Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele largohet nga Barça

Dembele do t’i bashkohet PSG-së

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele, përfundimisht do të largohet nga Barcelona. “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur të martën se francezi ka refuzuar edhe ofertën e fundit për rinovimin e kontratës.

Atij i skadon kontrata në fund të këtij muaji, kur edhe do të largohet si lojtar i lirë. Bëhet e ditur se Barcelona se shpejti do të dalë me njoftim për Dembelen, për të cilin thuhet se po negocion me Paris Saint-Germainin dhe Chelsean për një transferim të mundshëm. 25-vjeçari iu pati bashkuar Barcelonës para pesë vjetësh për 140 milionë euro, por asnjëherë nuk arriti të dëshmohej shkaku i lëndimeve të shpeshta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sezonin e fundit, ai shënoi dy gola dhe bëri 13 asistime.