Zion Williamson më në fund mori lejen për të luajtur dhe ai ngriti në këmbë NBA-në dhe “Smoothie King Center”, në ndeshjen e tij të parë.
Pas disa momenteve jo të mira në fillim, Williamson largoi nervat dhe ngriti në këmbë tifozërinë e fjetur në mënyrë të papritur në debutimin e tij në NBA, duke dhuruar spektakël nga gjuajtjet për tri pikë në çerekun e katërt, ndërsa e ktheu New Orleans Pelicansin në lojë ndaj San Antonio Spurs, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë bazë e tifozëve në ankth u shpërblye për durimin prej 44 ndeshjeve gjatë atij shpërthimi të vogël, ku Williamson shënoi 17 pikë rresht – përfshirë katër tresha – për të treguar se ka arritur më në fund.
Ka marrë në dorë Pelicansin dhe synim ka për të marrë edhe ligën.
Nuk kishte rëndësi që Pelicansi nuk e mbajti ritmin kur Williamson u largua nga loja, duke pësuar në fund 121:117.
E nuk pati rëndësi as që Williamson u largua pas vetëm 18 minutave, pasi stafi mjekësore donte të kontrollonte me kujdes minutat e tij, para se të aktivizohet në maksimum.
“Unë nuk do ta nxjerrja atë në ato situata, po të mos më thuhej të bëja këtë”, ka thënë trajneri i Pelicansit, Alvin Gentry.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)