Trajneri Erik Spoelstra qëndron me rekord të përkryer në fillim të sezonit në NBA. Vazhdimin e këtij rekordi ia mundësoi Duncan Robinson, që ishte në formë të shkëlqyer.
Robinson arriti të realizojë shtatë herë nga vija për tri pikë, një rekord i arritur në këtë kohë të festave. Shënoi 23 pikë dhe në fund Miami Heati mposhti New Orleans Pelicans 111:98.
Spoelstra tani ka tetë fitore në ditën e Krishtlindjes si trajner i Heatit. Goran Dragiq ndihmoi në fitore me 18 pikë, Bam Adebayo shtoi 17 të tjera, ndërsa Avery Bradley e përfundoi duelin me 12 pikë. Precious Achiuëa dhe Tyler Herro shënuan nga 11 pikë secili për Miamin.
Për skuadrën e New Orleansit, i pandalshëm ishte Zion Williamson që realizoi dyshifrorë të dyfishtë me 32 pikë e 14 kërcime. Lojë të mirë pati edhe bashkëlojtari i tij, Brandon Ingram, me 28 pikë të realizuara, por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.
Ylli i Miami Heatit, Jimmy Butler, në pjesën e dytë nuk u paraqit fare për shkak se pati probleme me nyjën e këmbës së djathtë.