Me një rekord tre-pikësha, Miami Heat e ka befasuar Boston Celticsin duke ia marrë avantazhin e ndeshjes në shtëpi dhe barazoi serinë në 1:1 në rundin e parë të plejofit të NBA në Konferencën e Lindjes.
Basketbollistët e Heatit realizuan 23 trepikësha, më së shumti në histori të klubit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtatë nga nëntë basketbollistët që luajtën te Miami realizuan së paku një trepikësh secili. Më së shumti shënoi Tyler Herro (6), i cili ishte basketbollisti më efektiv i ndeshjes me 24 pikë.
Bam Adebayo dhe Caleb Martin shtuan nga 21 pikë.
Te Bostoni Jaylen Brown shënoi 33 pikë dhe Jayson Tatum 28 pikë, por s’morën ndihmë nga bashkëlojtarët e tjerë.
Bostoni ishte favorit absolut për ta fituar serinë.
VIDEO:
Në ndeshjen tjetër të luajtur pas mesnate, Oklahoma Thunder mposhti 124:92 New Orleans Pelicans dhe mori avantazhin 2:0, në Konferencën Perëndimore.