Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Williamson kthehet në fitoren e parë të New Orleansit

Zion Williamson shënoi 25 pikë dhe nëntë kërcime në ndeshjen e tij të parë pas 17 muajsh.

New Orleans Pelicans mposhti Brooklyn Netsin me rezultatin 130:108 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të ligës NBA.

Williamson nuk ka luajtur që nga 4 maji i vitit 2021 për shkak të një lëndimi në këmbë.

Por ai arriti të shënonte 11 nga 22 tentime në 30 minuta mbi parket.

Brandon Ingram ishte koshashënuesi më i mirë për Pelicans me 28 pikë.

Edhe LeBron James shkëlqen pas rikthimit në parket Sport LeBron James shkëlqen pas rikthimit në parket

Fitorja e New Orleansit e ndali serinë e shtatë disfatave të njëpasnjëshme nga Netsi.

Te kjo skuadër, Kevin Durant shënoi 32 pikë, ndërsa Kyrie Irving kontribuoi me 15 të tjerë, por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.