Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

LeBron James shkëlqen pas rikthimit në parket

LeBron James u kthye nga lëndimi për të shënuar 26 pikë.

Los Angeles Lakers në duelin e fundit e ndali serinë e tri fitoreve rresht të Cleveland Cavaliers, pasi fitoi me rezultatin 113:101. Për Lakersin ishte fitorja e tretë në katër ndeshje.

Koshashënuesi më i mirë James, i cili mungoi në dy ballafaqimet e fundit shkaku i lëndimit në nyjën e këmbës, në fitore shtoi edhe tetë asistime kundër ish-skuadrës.

Carmelo Anthony shtoi 24 pikë, përfshirë gjashtë trepikësha, për të luajtur rol të rëndësishëm në këtë fitore.

Favoriti për titull, Brooklyn Nets, u kthye në lojë edhe pse pati start të ngadalshëm dhe në fund mposhti skuadrën Indiana Pacers, 105:98.

Netsi e përmbysi disavantazhin e 16 pikëve në çerekun e dytë. James Harden e mbylli takimin me 29 pikë, tetë asistime e tetë kërcime, ndërsa Kevin Durant shtoi 22 pikë.

Edhe Jamesi rikthehet dhe ndihmon Lakersin në fitore Sport Jamesi rikthehet dhe ndihmon Lakersin në fitore

Në duelet tjera, Toronto Raptors fitoi ndaj Orlando Magic 110:109. Magic ishte duke fituar me 12 pikë dy minuta para fundit dhe e pati mundësinë ta fitonte duelin, por Cole Anthony e humbi gjuajtjen e fundit.

Miami Heat e shënoi fitoren e tretë të njëpasnjëshme pasi ishte më i suksesshëm se Charlotte Hornets dhe fitoi 114:99. Tyler Herro nga banka rezervë shënoi 26 pikë.

Portland Trail Blazers fitoi ndaj Los Angeles Clippers 111:92. Ishte fitorja e dytë rresht për herën e parë këtë edicion. New Orleans Pelicans u mposht nga Sacramento Kings 113:109, kurse Denve Nuggets dominoi në duelin kundër Dallas Mavericks, 106:75