Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Williamsoni, jashtë për një kohë të pacaktuar

Ylli i New Orleans Pelicans, Zion Williamson, përfundimisht do të jetë jashtë parketit për një kohë të pacaktuar për shkak se e ka një gisht të thyer në dorën e majtë.

Do të jetë goditje e rëndë për serinë e Pelicans që kërkon vend për plejof në Konferencën e Perëndimit.

20-vjeçari sivjet ka shkëlqyer me mesatare prej 27 pikëve, 7.2 kërcimeve për ndeshje, në 61 sa i ka luajtur. Ky lëndim vjen para pesë ndeshjeve që Pelicans do t’i luajë në udhëtim. U dëmtua kur u mundua ta kapë një top të martën në duelin kundër Golden State Warriors.