Basketbollisti Chris Paul i Golden State Warriors e ka thyer dorën në fitoren e skuadrës së tij 113:109 ndaj Detroit Pistons.
Paul u lëndua në çerekun e tretë të premten pas mesnate dhe nuk ishte në gjendje të kthehej më në parket.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë vonë, ekipi njoftoi se atij i duhet ta operojë dorën.
38-vjeçari iu bashkua Warriorsit në muajin qershor dhe ka pasur mesatare prej 8.9 pikëve dhe 7.2 asistimeve gjatë 32 ndeshjeve të zhvilluara në edicionin aktual.
Për Pistonsin vazhdon forma e dobët. Kjo skuadër e barazoi rekordin për më së shumti disfata rresht në historinë e ligës NBA.
Ylli i Warriorsit, Stephen Curry, pati 26 pikë në total, 14 prej të cilave i realizoi në çerekun e katërt. Kjo i ndihmoi që skuadra e tij të kalonte në epërsi 103:102.
Në ndeshjet e tjera, Los Angeles Lakers humbi për herën e katërt rresht. U mposht nga Memphis Grizzlies, 127:113.
LeBron James realizoi 32 pikë, kurse Anthony Davis shtoi 31 të tjera, por dolën të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën e 10-të nga 13 ndeshjet e fundit.
Fitore në këtë xhiro të ligës NBA shënuan Orlando Magic, Boston Celtics, Minnesota Timberwolves e Indiana Pacers.