Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Xhaka do të ishte i jashtëzakonshëm në Liverpool”

Foto: Reuters

Granit Xhaka do të ishte një lojtar i jashtëzakonshëm sikur të ishte pjesë e Liverpoolit, sipas Danny Murphyt.

Legjenda e Liverpoolit shprehet se shpeshherë tek Arsenali, Xhaka është si “pasagjer” në aspektin defansiv, për shkak të problemeve që ka aktualisht skuadra londineze, por thekson se përkrah Fabinhos e Hendersonit mesfushori shqiptar do të ishte i jashtëzakonshëm, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse Xhaka do të ishte pjesë Liverpoolit me Hendersoni dhe Fabinhon, ai do të dukej një lojtar i jashtëzakonshëm sepse teknikisht është shumë i mirë, ka pasime të mira, goditje fantastike dhe ka aftësi fantastike që me të majtën e tij të hapë lojën. Por, kur luani në një ekip që ka vështirësi, ai është si pasagjer në mbrojtje dhe ka pengesa”, u shpreh Murphy për Talk Sport.