Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Henry thur lëvdata për Xhakën

Legjenda franceze, Thierry Henry e ka vlerësuar lart mesfushorin kosovar të Zvicrës, Granit Xhaka.

Ai ka thënë se Xhaka është lojtar i nivelit të lart. Xhaka gjatë verës së këtij viti u transferua te Bayer Leverkuseni nga Arsenali.

“Njerëzit më bënin të qeshi kur kërkonin të zëvendësohej Xhaka. Ai nuk e humb topin shpesh, ka nivel të lart të paraqitjes në çdo ndeshje. Ai shënon po ashtu shumë gola. Është lojtar i nivelit të lart”, ka thënë legjenda e Arsenalit. 30-vjeçari për Arsenalin luajti nga viti 2016. Pati disa sezone të vështira. Por në sezonin e fundit, Xhaka ishte ndër lojtarët më të mirë të Arsenalit. Me Leverkusenin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028.