Në Angli nuk kanë të ndalur lavdet për Granit Xhakën. Së fundi edhe legjenda e Premier Leagues, Jamie Carragher, e ka vlerësuar Xhakën si transferimin më të mirë të verës në elitën angleze. Xhaka të hënën e shënoi golin e parë për Sunderlandin, por po shkëlqen që nga fillimi i edicionit.
“Xhaka ishte absolutisht fantastik. Ishte qartë superior në krahasim me të tjerët”, ka thënë Carragher në “Sky”.
Edhe para ndeshjes analisti i “Sky Sports” ka pyetur “nëse ka ndonjë lojtar në Premier League me ndikim të njëjtë?”. Është përgjigjur me “nuk mendoj që ka”.
Edhe Carragher vlerëson se “Xhaka duhet të jetë transferimi më i mirë i stinorit në Premier League”.