Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“The Athletic” e vlerëson Xhakën transferimin më të mirë të edicionit

Granit Xhaka

Plot 189 transferime janë bërë në Premier League para dhe gjatë edicionit 2025/2026. Dhe mediumi i fuqishëm sportiv, “The Athletic”, më i miri ishte ai i Granit Xhakës te Sunderlandi.

Televizoni zviceran, SRF, e ka vlerësuar këtë nder të madh për Xhakën. Transferimi i Xhakës është vlerësuar më i miri në bazë të një votimi.

Kalimi i Xhakës nga Bayer Leverkuseni te Sunderlandi është vlerësuar transferim më i mirë se ai i Rayan Cherkit te Manchester City dhe Michael Kayodes te Brentfordi.

Por pse 33-vjeçari është përzgjedhur transferimi më i mirë?

“Pasi as lojtarët gjenialë si Cherki nuk kanë transformuar ekipin në mënyrën që e ka bërë Xhaka. Ai solli kulturë të re në klub, brenda tij dhe në gjithë qytetin”, shkruan “The Athletic”.

Mediumi ka veçuar përvojën e Xhakës, cilësitë prej lidere dhe dëshirën e madhe për të luftuar në sulm dhe mbrojtje.

Edhe Xhaka nominohet nga Premier League për transferimin më të mirë të edicionit Futboll Xhaka nominohet nga Premier League për transferimin më të mirë të edicionit

Xhaka u transferua verën e kaluar në klubin e Premier Leagues dhe menjëherë mori shiritin e kapitenit te Sunderlandi. Ai e udhëhoqi skuadrën e kthyer në elitë drejt vendit të shtatë. Kjo do të thotë se “macet e zeza” do të luajnë në Ligën e Evropës në edicionin e ardhshëm. Sunderlandi ishte në futbollin evropian vetëm një herë deri më tani. Ishte edicioni 1973/74 kur skuadra u paraqit në Kupën e Fituesve të Kupave. U ndal në raundin e dytë nga Sportingu portugez.

Xhaka tani gradualisht e kthen vëmendjen te Botërori 2026. Ai do të jetë kapiten dhe lider i pakontestueshëm i Zvicrës në Kampionatin Botëror që fillon më 11 qershor.

Botërori në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të jetë i katërt për strategun e mesfushës.